Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Szunyog kritikon deputetët për dështimin e seancës: Duhet ta kenë prioritet punën parlamentare

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka quajtur zhgënjyese dështimin e mbajtjes së seancës plenare për shkak të mungesës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se deputetët duhet ta kenë prioritet punën parlamentare, pasi thotë se janë zgjedhur nga qytetarët për të kryer rolin e tyre legjislativ.

“Vonesat në miratimin e ligjeve dhe emërimet në institucione kanë ndikim negativ në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe reformat e nevojshme për përparimin e Kosovës drejt BE-së. I bëj thirrje Kuvendit të Kosovës që të merret me këtë çështje duke futur një mekanizëm që siguron pjesëmarrjen dhe votën e deputetëve”, ka shkruar ai.