Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Syla: Përveç Emergjencës, i gjithë sistemi shëndetësor shkon në grevë

Kreu i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, ka thënë se kanë nisur me aktivitetet sindikale qysh më herët porse nuk janë marrë parasysh nga Qeveria. Sipas tij, nga Qeveria s’kanë pranuar takim e për këtë shton se nuk kanë marrë as justifikim se pse nuk i kanë pranuar në takim.

Syla në Deskun e KOHËS ka thënë se Ligji për pagat prek mijëra shërbyes publikë dhe se sipas tij ata kanë të drejtën të përfshihen në diskutim.

“Nuk është dëshirë e jona, por është si pasojë e neglizhencës së qeverisë aktuale edhe pse ne e kemi parë të nevojshme të bisedohet. Ligji për pagat për të cilin po ngritemi në grevë, është kthyer nga Gjykata Kushtetuese dhe kemi qenë vigjilent dhe që atëherë kemi filluar me aktivitete sindikale sepse aty atakohen 85 mijë shërbyes publik. Nga ardhja e qeverisë kemi tentuar që përmes shkresave që të kërkojmë takime që të shpjegohet situata”.

“Greva fillon të enjten në mëngjes deri në orën 15:00. Grevë në të gjithë sistemin shëndetësor të Kosovës, mjekësia primare, sekondare dhe terciare. Përveç ato që janë emergjente, nuk do të jepen shërbime të tjera, vetëm emergjenca mund të punojë në atë 8 orësh të grevës”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm