Mirishahe Syla, aktiviste për drejtësi gjinore, ka thënë se religjioni është zhvilluar bashkërisht me sistemin patriarkal në Kosovë.
Ajo e quan të padurueshme për gratë të dëgjojnë diskursin e hoxhallarëve që flasin për gratë “si qenie të dorës së dytë”. Syla ka shtuar se ata promovojnë gjuhë të urrejtjes tërë kohën në publik.
“Brenga ime reale nuk është te feja apo religjioni sesa si përdoret religjioni si mjet prej këtyre burrave që thirren në emër të një roli të caktuar brenda religjionit. Në këtë rast hoxhallarëve. Është brengosëse se si përdoret religjioni si mjet në krejt këtë shtypje që po mundësohet përmes rrjeteve sociale apo përmes mediave online në përgjithësi sepse është shumë më e lehtë dhe është tepër shqetësuese se si një keqshfrytëzim i tillë që bëhet komplet nga një institucion shoqëror, lejohet kaq lehtë prej mediave tona që realisht me ligj i kanë krejt mundësitë t’i parandalojnë. Ka mekanizma, institucione të caktuara, është Këshilli i Pavarur i Mediave, ka ligje kundër gjuhës së diskriminimit, gjuhës së urrejtjes, realisht i kemi mjetet që do të mund t’i shfrytëzojmë për ta kontrolluar hapësirën për të mos promovuar gjuhë të urrejtjes, gjë që hoxhallarët e bëjnë gjatë tërë kohës”, ka thënë ajo në "Konfront".
Syla ka theksuar se hoxhallarët flasin fillimisht si burra e më pas si ligjërues fetarë, duke e vënë në pah, sipas saj, sistemin patriarkal që u nevojitet atyre ta mirëmbajnë.
“Religjioni në përgjithësi si mënyrë e organizimit shoqëror i ka aspektet e veta pse është kaq i pranishëm, pse ka kaq ndikim në mënyrën si organizohemi në shoqëri. Nga aspekti gjinor është zhvilluar vazhdimisht bashkërisht me sistemin patriarkal dhe i kanë shërbyer njëri-tjetrit dhe e kanë përforcuar njëri-tjetrin për ta krijuar një sistem të kontrollit në shoqëri. Kjo çka po e shohim sot në media e dëshmon sa shumë përdoret religjioni si mjet i këtij sistemi patriarkal për t’ua siguruar pushtetin dhe dominimin vetes”, ka potencuar ajo.
Ndërsa, ka shtuar tutje se nuk i përdorin ato ligjërime fetare që bien ndesh me mendimet e tyre.
Edhe
Demolli: Grave në Kosovë ende iu diktohet vota nga bashkëshorti, babai apo vëllai
“Flasin për gra si njerëz të klasës së dytë, se si duhet të kontrollohen ato, cilat të drejta iu takojnë. Kur vjen te puna e trashëgimisë se si rregullohet me fe, në Kosovë e injorojnë atë pjesë shumë qëllimshëm”, ka përfunduar ajo.
-
Gusia: 90% e grave aktive në politikë kanë qenë pre e gjuhës së urrejtës dhe sulmeve mizogjene
-
Rexhaj: Dhuna në shkollë, rezultat i politizimit primitiv 25-vjeçar të arsimit
-
Liderët fetarë në Kosovë nënshkruajnë deklaratë kundër dhunës me bazë gjinore
-
Avokati i Popullit: Çdo i teti koment në rrjete sociale përmban gjuhë urrejtjeje