Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për tri aksionet që po i zhvillon Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë.
Sipas Sveçlës, të tri aksionet po zhvillohen nga drejtoritë e ndryshme që nga mëngjesi i sotëm.
“Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ministri i Brendshëm ka thënë se angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, ndërsa ka përgëzuar Departamentin e Hetimeve për çdo rezultat të arritur.
KOHA ka raportuar për aksionin në Ndërmarrjen Publike Banesore dhe atë kundër fajdeve, ku u arrestuan katër persona në Prishtinë e Podujevë.
-
Sveçla: Ka arrestime nga aksioni kundër ekstremizmit
-
Arrestimet në MPB për keqpërdorime, reagon ministri Sveçla
-
Arrestohet një person pasi kishte kanosur Sveçlën përmes rrjeteve sociale
-
Sveçla pas arrestimeve: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
-
Sveçla kërkon nga IPK-ja të jetë edhe më e vendosur në “pastrimin” e Policisë