Shkrimtari e publicisti Veton Surroi ka shkruar sot në Facebook për dy dukuri që, sipas tij, po ndodhin njëkohësisht në Kosovë.
Ai, duke përkujtuar përjashtimin e Agjencisë se Kosovës për Akreditim (AKA) nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), ka theksuar se kjo nuk shkon me kërkesën për integrim në Europë.
Ky është postimi i Surroit:
Kosova mund të thyejë shumë ligje , por jo edhe ato të fizikës.
Një trup nuk mund të lëvizë në dy drejtime (madje të kundërta) njëkohësisht. Nuk mund të kërkosh të njëjtën ditë të integrohesh në Evropë (Juncker) e të përjashtohesh prej Evropës (EQAR, Agjencia e Akreditimit).
Kthim kolektiv në fillore.
Artikuj të ngjashëm
-
Nga nesër një seri e analizave të Veton Surroit për vendin e Kosovës në lëkundjet e mëdha të rendit ndërkombëtar
-
Kuçi: Pa një “engjëll mbrojtës”, Kosova s’e kalon bllokadën e eurointegrimit
-
Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE
- BE-ja t’ia japë shansin Kosovës - pa status kandidati dyert janë të mbyllura
-
Kosova pushon në Ditën e Evropës, mbetet larg statusit të vendit kandidat