Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Surroi thotë se protesta e VV-së ishte paralajmërim për vazhdimin e tyre

Protesta kundër idesë së Hashim Thaçit për ndryshimin e kufijve e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, sipas shkrimtarit e publicistit Veton Surroi, nuk ishte një partiake.

Marrë parasysh qëllimin e mbajtjes, Surroi tha se kishte individë tjetë të cilët jo domosdoshmërisht ishin pjesë e Vetëvendosjes mirëpo po protestonin për një brengë reale.

“Protesta e Vetëvendosjes ishte qartë një manifestim i cili nuk ishte vetëm partiak, kishte shumë njerëz të tjerë të cilët jo domosdoshmërish janë anëtarë ose simpatizantë të Vetëvendosjes, por kishin një breng reale të artikuluar rreth zhvillimeve të kësaj vere kur u paralajmërua nga Thaçi se Kosova do të hynte në aranzhmane të këmbimit të territoreve ose korrigjimeve siç i quan ai”, ka thënë Surroi.

Surroi nënvizoi se ky organizim ishte ndër të parët e këtij lloji dhe dukshëm paralajmërim se do të ketë edhe protesta tjera në vazhdim.

“Paralajmërim për zhvillimet që do të vijnë, do të thotë protestat popullore nuk do të mbyllen me kaq”.