Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Surroi: Thaçi vazhdon të sillet si kryetar i PDK-së

Kriza politike në Kosovë mund të zgjidhet vetëm përmes konsensusit mirëpo kjo sipas shkrimtarit dhe publicistit Veton Surroi duket të jetë e vështirë për shkak të Partisë Demokratike, ku presidenti Hashim Thaci vazhdon të sillet si kryetar i këtij subjekti, raporton KTV.

Surroi vlerëson se vizita e presidentit në Ujman nuk ishte mesazh drejtuar Serbisë meqë po të ishte e tillë atëherë ai do të duhej që me vete të kishte liderët e partive politike dhe përfaqësues serb të cilët nuk pajtohen me Listën Serbe, rrjedhimisht me politikën e presidentit serb, Aleksandër Vuciq.

Ai foli edhe për përkrahjen ndërkombëtare, mundësinë e shkuarjes në zgjedhje dhe shumë çështje tjera.