100 ditëshi i kryeministrit Haradinajt karakterizohet me punë të hovshme por me deklarata të ngutshme.
Shkrimtari e publicisti, Veton Surroi në një intervistë për Rubikon të KTV-së tha se kryeministri karakterizohet si një njeri i cili punon dhe nuk i lë çështjet të presin në tavolinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një veprim i cili e karakterizon Haradinajn personalisht është një njeri i cili punon intensivisht dhe i ka dhënë hov çështjeve si ligji Prishtinës etj. Është një njeri i cili nuk i lë çështjen në tavolinë. Dhe në anën tjetër është strukturimi qeverisës dhe një formë qeverisjeje e cila nuk dallon prej të tjerave. Shikojeni momentin kur ai mbush qeverinë me zëvendësministra për të rehatuar aparaturat partiake, të të gjitha partive”, ka thënë ai duke ju referuar numrit të zëvendësministrave.
Surroi përmendi deklaratat e Haradinajt për liberalizimin e vizave të cilat i vlerësoi si të pamatura.
“Ekzistojnë dy kanale të qeverisjes. Pastaj problemi evident si edhe në ço qeveri tjetër është koncepti. Mund të jesh vrapues i mirë dhe i shpejt, por duhet ta dish në çfarë drejtimi je nis. Ka nevojë për një konsolidim qeveritar, kjo i nevojitet Kosovës. Nuk mund të dilet me deklarata të pamatura, se në mars do të kemi liberalizim. Kosova ka shumë gjasa reale që mos ta ketë liberalizimin në vitin e ardhshëm”, ka thënë Surroi.