Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi ka shtruar dy pyetje që në këtë kohë nuk po shtrohen e që janë jetike për vendin.
Surroi në një postim në Facebook, ka ngritur çështjen e vaksinave sezonale dhe të atyre anti-COVID, që tashmë në shumë vende janë siguruar.
“Sa vaksina kundër gripit sezonal ka blerë/siguruar Kosova dhe kur pritet të vaksinohen qytetarët? Sa vaksina kundër COVID-19 ka blerë/siguruar Kosova dhe kur pritet të vaksinohen qytetarët? Dy pyetje të thjeshta që nuk shtrohen dhe që, të pashtruara e të papërgjigjura, janë rrëfimi i këtij vendi”, ka thënë Surroi.
Vaksinat kundër gripit sezonal do të duhej tashmë t’u jepeshin qytetarëve, por ato ende nuk janë siguruar, ndërkohë vaksinat anti-COVID ende nuk janë zbuluar, por shumë vende kanë bërë porositë që në momentin kur të zbulohen t’i kenë për qytetarët.