Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës në Prishtinë, përmes një konference ka shpalosur punën 1 vjeçare të saj, sukseset, vështirësitë dhe rrethanat e tjera lidhur me punën e kësaj dhome.
Kryetari i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, Sahit Sylejmani, tha se dhoma e posaçme është përballur me një ngarkesë të madhe të lëndëve që ka vështirësuar punën e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dhoma e posaçme e Gjykatës Supreme edhe gjatë vitit 2017 është përballur me ngarkesë të madhe me lëndë dhe me një mori problemesh që e kanë vështirësuar punën në këtë gjykatë”, tha ai.
Në fillim të vitit 2017, kanë mbetur pa përfunduar nga vitet paraprake 20828 në shkallën e parë dhe 769 në shkallën e dytë, gjithsej 21.597 lëndë të të gjitha natyrave.
Prej 3 janar 2017 e deri 15 dhjetor 2017, janë pranuar edhe 1161 në shkallën e parë dhe 719 në shkallën e dytë lëndë të reja, gjithsej 1880 lëndë.
Gjatë kësaj periudhe 03 janar 2017- 15 dhjetor 2017 janë zgjidhur 2070 në shkallën e parë dhe 395 në shkallën e dytë, gjithsej 2465 lëndë.
Me datën 15 dhjetor 2017 kanë mbetur të pakryera edhe 19921 në shkallën e parë dhe 1091 në shkallën e dytë, gjithsej të pa kryera 21012 lëndë në të dy Shkallët.
Kumtesa e plotë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme:
Duhet theksuar se mesatarja e ngarkesës me lëndë për një gjyqtar në Dhomën e posaçme me datë 15 dhjetor 2017 është si vijon:
Shkalla e parë: 1328 lëndë.
Shkalla e dytë: 218 lëndë.
Sfidat dhe vështirësitë
Gjykata në dy vitet e fundit të punës i ka 20 gjyqtarë, aq sa lejon ligji aktual i Dhomës së Posaçme, mirëpo nuk është numri i mjaftuar i gjyqtarëve për ta përballuar këtë ngarkesë kaq të madhe të lëndëve.
Gjykata që nga fillimi, e posaçërisht pas kompletimit të gjyqtarëve vendor ka ndjerë mungesën edhe të këshilltarëve ligjor, të përkthyesve dhe të sekretareve juridike, gjegjësisht zyrtarëve ligjor. Përkatësisht 13 gjyqtarët vendor aktualisht nuk kanë mbështetje profesionale nga këshilltarët e lartë ligjor, ngase vetëm dy aktualisht janë në shërbim dhe me këta dy këshilltarë ligjor assesi nuk mund të mbulohet puna e 13 gjyqtarëve vendor.
Do theksuar se katër pozitat e 4 këshilltarëve ligjor vendor që i kishte DHPGJS-ja të plotësuara po bëhen më tepër se dy vite e gjysmë dhe ende këto pozitat nuk janë plotësuar. Gjithashtu edhe pozita e një zëdhënësi të Gjykatës dhe e një sekretare juridike e paraparë me organogramin të aprovuar nga KGJK-ja, nuk janë plotësuar përkundër disa kërkesave të bëra në adresë të Gjykatës Supreme, e cila tashmë e ka përgjegjësinë për zbatimin e procedurave të rekrutimit të stafit vendor edhe për DHPGJS-në.
Gjykata ka nevojë jo vetëm ti plotësohen pozitat tashmë të lejuara me organogramin e aprovuar nga KGJK-ja, por ajo ka nevojë të mbështetet duke lejuar pozita të reja si për staf profesional edhe për staf mbështetës administrativ, për të mbështetur punën profesionale dhe administrative të 13 gjyqtarëve vendor, por tani do të shtrohet nevoja të mbështetet puna profesionale dhe administrative edhe të 7 gjyqtarëve të EULEX-it ngase tre zyrtare të lartë ligjor të tyre që punonin me EULEX-in, kanë shkuar në pozita të reja dhe detyra të reja.
Gjithashtu DHPGJS-ja përballet edhe me mungesën e hapësirës së nevojshme për punë. Aktualisht DHPGJS-ja është vendosur në katin e IV-të të Objektit A, të Pallatit të Drejtësisë dhe dy zyre i shfrytëzon të katit të III-të. Kjo hapësirë pune të cilën e shfrytëzon DHPGJS-ja nuk është e mjaftueshme.
Masat që duhet të ndërmerren për zgjidhjen e problemeve
DHPGJS-ja ka nevojë që në vitin 2018 por edhe në vitet vijuese të mbështetet si në aspektin kadrovik ashtu edhe në aspektin material- financiar, por gjithashtu ka nevojë ti sigurohet hapësirë e mjaftueshme për punë normale të stafit ekzistues dhe të atij që pritet që do të vijë.
Në planin legjislativ duhet të ndryshohet me procedurë urgjente Ligji i Dhomës së Posaçme. Është urgjente të ndryshohen shumë dispozita të këtij ligji që kanë të bëjnë me organizimin e gjykatës dhe përbërjen e Kolegjeve përfshirë edhe nenin 3.1 të Ligjit për Dhomën e Posaçme e cila flet për përbërjen dhe organizimin e DHPGJS-së, për qëllime të krijimit të bazës ligjore për rritjen e numrit të gjyqtarëve. Kjo dispozitë e kufizon numrin e gjyqtarëve të DHPGJS-së në vetëm 20. Ky numër i gjyqtarëve ishte paraparë edhe në vitin 2002, kur u themelua DHPGJS-ja për shqyrtimin e kontesteve nga procesi i privatizimit. Nga viti 2002 e deri më sot substancialisht kanë ndryshuar rrethanat është rritë ngarkesa e Gjykatës me lëndë,
Gjithashtu duhet të lejohen pozita të reja për DHPGJS-në me ligjin për buxhetin për bashkëpunëtorët profesional, për përkthyes, dhe për zyrtar ligjor, në mënyrë që të përkrahet puna e gjyqtarëve, me sistemin një bashkëpunëtorë profesional për një gjyqtar dhe nga një zyrtar ligjor (sekretare juridike) për çdo gjyqtar vendor. Kjo rritje e stafit do të mundëson që të rritet efikasiteti i punës së gjyqtarëve në zgjidhjen e numrit më të madhe të lëndëve, i cili do të ketë hapësirë më të madhe të merret me punën profesionale në lëndë e jo ti përkushtohet edhe punës administrative dhe teknike siç po ndodh tani.