Institucionet e vendit po synojnë që brenda 3 vjetësh të ndërmarrin një numër veprimesh, të përfshira në 20 masa.
Këto masa u prezantuan para zyrtarëve të Komisionit Evropian, përfaqësuesve të bizneseve dhe OJQ-ve, raporton KTV.
Nga ana tjetër, zyrtarët evropianë ua kujtuan masat që duhet t’i ndërmarrin institucionet, në mënyrë që të ecet para.
Disa nga pjesëmarrësit dhanë vërejtje për mënyrën e realizimit të këtij programi, duke kërkuar ndryshime në të.
Në kuadër të tyre, Qeveria ka paraparë ndërmarrjen e masave në përmirësimin e sundimit të ligjit, efikasitetin në gjyqësor, furnizimin me energji, aftësimin profesional, përmirësimin e prokurimit publik, investimet në bujqësi dhe përmirësimin e shërbimeve sociale.
-
Bashkimi Evropian i rekomandon Kosovës ta reformojë sektorin e energjisë
-
Ekzekutivi e sheh sfidë kryesore në ekonomi furnizimin e qëndrueshëm me energji
-
Maqedonia e Veriut nga 1 shtatori masa të reja për kursimin e energjisë elektrike
-
Vetëvendosje: Morëm një sërë masash për përmbushjen e qëllimit tonë për punë e drejtësi
-
Vazhdohen masat emergjente për energjinë