Branko Sinadinovski, themeluesi i Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni, është sulmuar sot në mesditë, bën të ditur Alsat-m.
Sinadinoivski është goditur fizikisht nga dy persona të panjohur. Rasti është paraqitur në polici, e cila po heton dinamikën dhe motivet e ngjarjeve.
Siç mëson ALSAT, Sinadinovski është sulmuar fizikisht, në afërsi të banesës së tij në lagjen Aerodrom.
Sinadinovski është profesor universitar. Ai u bë i njohur vite më parë për opinionin, pas deklarimit të prejardhjes së tij etnike dhe mbështetjes për krijimin e një Bashkësie Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni.
Sinadinovski është me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni.
-
Muamed Sejdini rrihet nga persona të maskuar në Shkup
-
Prifti raporton se disa persona janë futur me forcë në Kishën Ortodokse në Mitrovicë
-
Plagoset në Shkup njëri nga sulmuesit në Kuvend të Zijadin Selës
-
Një boshnjak sulmohet në Mitrovicë nga një i panjohur
-
Maqedoni: Kreu i Shoqatës së Gazetarëve thotë se është kërcënuar nga njerëz të BDI-së