Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sulmohet një autobus kosovar në Serbi, Pacolli kërkon të dënohet ky sulm nga BE-ja dhe Serbia

Një autobus i një kompanie kosovare është sulmuar gjatë ditës së sotme në kohën kur po kalonte në territorin e shtetit fqinj, në Serbi.

E për këtë ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar që ky sulm të dënohet nga BE-ja dhe Serbia, transmeton Koha.net.

“Sulmi, me mjete të forta, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz, që sot ka ndodhur ndaj një autobusi të një kompanie kosovare, përderisa po kalonte tranzit nëpër territorin e shtetit fqinj -Serbisë është i papranueshëm dhe duhet të dënohet urgjentisht nga BE-ja, komuniteti ndërkombëtarë dhe vetë institucionet e rendit dhe Ligjit në Serbi”, ka thënë Pacolli.

Pacolli gjithashtu ka thënë se institucionet e sigurisë në Serbi duhet të marrin mësim nga profesionalizmi i treguar nga Policia e Kosovës gjatë vizitës së presidentit serb në Kosovë.

“Institucionet sigurisë të Serbisë duhet të marrin mësim nga profesionalizmi, përkushtimi dhe përgjegjësia e Policisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë shtetasve dhe qytetarëve, që jetojnë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Image