Profesoresha e Fakultetit Juridik, Donikë Qerimi, e ka përshkruar si sukses të jashtëzakonshëm arritjen në rundet finalet të garës më të madhe ndërkombëtare të drejtësisë nga studentët e këtij fakulteti.
Qerimi ka thënë se studentët nga Kosova kishin disavantazhe të theksuara nga kolegët e tyre në botë. Por sipas saj, kënaqësia më e madhe ka qenë duke i pasur parasysh këto kushte.
“Studentët tanë kanë pasur disavantazhe në garë. Ekipi jonë ka qenë i përbërë prej pesë anëtarëve. S’kemi pas trajnerë të mjaftueshëm, kemi qenë vetëm unë e Lyra. Nuk kemi literaturat e nevojshme, nuk kemi qasje në rastet e fundit të Arbitrazhit, që është shumë e rëndësishme për garën. Librat që kushtojnë shumë, s’kemi pas qasje në to. Nga sukseset e viteve të fundit, na japin donacione shtetet e ndryshme. Por kënaqësia ka qenë edhe më e madhe në këtë garë duke i pas parasysh këto kushte”, ka thënë Qerimi në “60 Minuta të KTV-së.
Ekipi i studentëve të Fakultetit Juridik janë kualifikuar për rundet finale në garën Willem C. Vis International Arbitration Moot, duke lënë pas mbi 320 universitete pjesëmarrëse nga e gjithë bota. Kjo garë është gara më e madhe e drejtësisë në të gjithë botën, në të cilën sivjet morën pjesë më shumë se 380 universitete nga më se 200 shtete të ndryshme.
Për t’u kualifikuar në këto runde, është e nevojshme që performanca e studentëve në prezantimet e tyre para tribunaleve të arbitrazhit, të vlerësohen si e shkëlqyeshme. Paraprakisht, ekipi kishte fituar njërën nga paragarat rajonale dhe ishte ranguar lartë në shumë paragara të tjera nëpër botë.
Edhe
Studentët e UP-së hynë në top 3-shen e garës më prestigjioze të drejtësisë në botë
Ekipi përfaqësues i Fakultetit Juridik këtë vit është përbërë nga studentët Art Sylaj, Ernesa Shala, Lekë Morina, Morea Salihu dhe Dior Zhuri. Trajnere të ekipit ishin Prof. Ass. Donikë Qerimi dhe Lyra Çela.
UP-ja merr pjesë në këtë garë tash e 20 vjet.
-
Hadri: Personi që shkroi rastin për garë ishte arbitër në rastin e pasaportave të Kosovës
-
Red Bull Wings Cup në Kosovë: Fillon java vendimtare e kualifikimeve universitare
-
Gjyqtarët kosovarë drejtojnë ndeshje evropiane, por jo edhe ndeshjet vendimtare për titull në vend
-
Rreth 100 nxënës testojnë njohuritë në ekonomi