Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Suedia vazhdon të mbështesë Kosovën në proceset integruese

Ministria e Integrimit Evropian dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë, mbajtën takimin vjetor ndërmjet Suedisë dhe Kosovës në kuadër të bashkëpunimit reformues Suedi-Kosovë, si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit për reformim gjatë ‎2014-2020.

Në hapje të takimit, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se qëllimi kryesor i bashkëpunimit për reformim ndërmjet Suedisë dhe Kosovës është mbështetja e proceseve të integrimit në BE dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët.

Sot e konfirmuam përkushtimin tonë të dyanshëm për të orientuar reformat në tri fusha kryesore: zhvillimi ekonomik dhe i sektorit privat, demokracia dhe të drejtat e njeriut, si dhe mjedisi dhe ndryshimet klimatike.

Mbështetemi në përkrahjen e vazhdueshme të Suedisë dhe presim të intensifikojmë bashkëpunimin në vitet e ardhshme tek hyjmë në një fazë thelbësore të procesit të integrimit tonë.
 


Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, tha se në nivel global, si dhe në Kosovë, Suedia i jep prioritet të lartë barazisë gjinore, mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Lehtësimi i tregtisë është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, sidomos për ekonomitë në tranzicion. Zhvillimi i sektorit privat është thelbësor. Shpresoj të ketë më tepër biznes ndërmjet Suedisë dhe Kosovës në të ardhmen. Siguria, drejtësia, qeverisja demokratike, shoqëria civile pluraliste, të drejtat e njeriut duke përfshirë ato të komunitetit LGBTI, janë sektorë kyç.

Edhe Suedia vazhdon të mbështesë Kosovën në procesin integrues Arbëri Suedia vazhdon të mbështesë Kosovën në procesin integrues

Në përgjithësi, marrëveshja e bashkëpunimit për reformim ndërmjet Suedisë dhe Kosovës ‎2014-2020, e cila është në harmoni me strategjinë e bashkëpunimit për reformim ‎2014-2020 – është në përputhje me Agjendën e Reformave Evropiane, si dhe zbatimin e MSA-së.

Gjatë takimit, delegacionet e udhëhequra nga ministrja Hoxha dhe ambasadori Nilsson shqyrtuan përparimin e arritur në realizimin e asistencës suedeze ‎2014-2020 në shumë prej 8-10 milionë eurosh në vit. Delegacionet konfirmuan që asistenca po zbatohet sipas planifikimit, me 30 programe dhe projekte në realizim e sipër.