Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Subjektet politike vazhdojnë t’i mbajnë të fshehta financimet dhe shpenzimet

Mostransparenca e financimit dhe shpenzimeve në fushatat zgjedhore të partive politike vazhdon të mbetet shqetësuese, raporton KTV.

Subjektet politike ende po i mbajnë të fshehura raportet e shpenzimeve për fushata zgjedhore dhe burimet e financimit, gjë që po e dëmton demokracinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu u tha të martën në tryezën me temë “Transparenca në shpenzimet e fushatës nga subjektet politike: Kur do të kemi raportet e publikuara?”, organizuar nga Demokracia Plus.

Në këtë tryezë u kërkua nga subjektet politike që të jenë më transparente në publikimin e raporteve të shpenzimeve dhe të financimit.

Ndërkaq, përfaqësues të shoqërive civile kanë thënë se jo çdo herë raportet e partive politike janë korrekte.

Përfaqësuesit e partive politike u pajtuan që duhet të ketë transparencë në publikimin e raporteve të shpenzimeve dhe financimit.

Ndonëse në këtë tryezë janë ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike, ata të LAA-së nuk ishin të pranishëm.