Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studentët protestojnë për ndërprerjen e punimeve për objektin e Fakultetit të Bujqësisë

Me një aktivitet simbolik para Rektoratit të UP-së kanë protestuar përfaqësues të organizatës studentore “Reforma”, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë për ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e objektit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Kryetari i organizatës, Leutrim Asllani, ka thënë se vonesat në ndërtimin e objektit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, i shtynë ata të protestojnë, pasi që, sipas tij, objekti nis të ndërtohet në vitin 2013.

Studentët kërkuan nga MASHT-i që të tregojë se kur do të përfundojë ndërtimi i objektit.

Studenti Arben Elshani ka thënë se shpresojnë që nga 1 tetori studentët të mund të shfrytëzojnë hapësirat e reja të këtij Fakulteti.

Artikuj të ngjashëm