Organizata Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës po mbanë protestë para Qeverisë rreth politizimit të arsimit në Kosovë dhe vendimit për përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga EQAR, raporton KTV.
Bujar Beka, anëtar i kësaj organizate ka thënë se me vendimin e EQAR ka rrezik që diplomat tona mos të njihen jashtë Kosovës. Ka kërkuar që politika të qëndrojë larg arsimit.
Edhe
Për 10 vjet numri i studentëve në UP ra për 32 për qind
"Shqetësimi ynë më i madh është politizimi i arsimit dukë filluar nga përzgjedhja e profesorëve deri tek vendimet e Agjencisë së akreditimit. Kërkesa jonë e vetme është politika larg nga arsimi",është shprehur ai.
Ndërkaq, kryetari i kësaj organizate, Premton Hulaj ka bërë të ditur se do të koordinohen edhe me organizatat tjera dhe të ndërmarrin veprime tjera.
Po ashtu, e ka ftuar kryeministrin të mbajë interpelancë rreth vendimit të EQAR dhe të ndryshohet ligji për arsimin e lartë në pjesën ku flitet për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Edhe
Supremja shfuqizon pjesë të rregullores së UP-së për avancimin e stafit akademik