Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studentët me aksion simbolik para ambasadës së Francës, kërkojnë lirimin e Haradinajt

Organizata “Demokracia Studentore” sot ka mbajtur një aksion simbolik para Ambasadës së Francës me anë të cilit ka kërkuar lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Në këtë aksion me anë të pankartave studentët kanë shpalosur pankartat me fotografi të të akuzuarit për krime lufte, Vojisllav Sheshel, raporton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i organizatës “Demokracia Studentore” Mexhid Ramusa tha me këtë rast se kanë ardhur këtu për të kërkuar lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinajt, i cili padrejtësisht po mbahet nën arrest nga autoritetet franceze.

“Ramush Haradinaj i është përgjigjur të gjitha autoriteteve ndërkombëtare, përfshirë edhe Gjykatën e Hagës, dhe në të gjitha u shpall i pafajshëm, por për ironi të fatit autoritetet franceze nuk po i marrin parasysh këto, duke e devijuar drejtësinë me motive politike për popullin e Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha Ramusa.