Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, deklaroi se bombardimet ndaj caqeve serbe ishin të domosdoshme dhe legjitime.
Sipas tij, historia ka treguar se bombardimet e para 20 viteve ishin për t’i dhënë fund dhunës dhe për t’ju mundësuar refugjatëve që të kthehen në shtëpitë e tyre.
Stoltenberg gjithashtu shtoi se KFOR-i ka asistuar për një ambient më të sigurt në Kosovë për të gjithë pa dallim, përfshirë edhe serbët dhe komunitetet e tjera që jetojnë në Kosovë.
“E di që NATO ende shkakton debat në Serbi. Është shumë e vështirë për ata që kanë humbur më të dashurit. Çdo jetë e pafajshme që është humbur është një tragjedi dhe na vjen keq për këtë gjë”, deklaroi Stoltenberg, përcjell “Balkaneu”/KsP.
-
Stoltenberg: Bombardimi në Serbi ka qenë legjitim dhe i domosdoshëm
-
Stoltenberg: NATO vazhdon t’i kontribuojë sigurisë në Kosovë me KFOR-in
-
Stoltenberg thotë se bombardimet e NATO-s ishin të drejta
-
Stoltenberg: Fushata ajrore e vitit 1999 nuk ishte kundër popullit serb
-
Stoltenberg: Ne përkrahim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi