Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Stojanoviq: Formimi i AKS-së kusht për kthimin në institucione

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq, ka deklaruar sot se vullneti i qartë që të niset me formimin e Asociacionit të Komunave serbe (AKS), ashtu siç është arritur marrëveshja në Bruksel, do të ishte shkak i arsyeshëm për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Kur ta shohim vullnetin konkret e të qartë që të fillohet me procesin e formimit të Bashkësisë së Komunave serbe ashtu siç është marrëveshja, jo me ndonjë improvizim e trillime të reja, atëherë do të gjendet shkaku i arsyeshëm që ne të kthehemi në institucione dhe të punojmë atë që është më e rëndësishmja për ne”, citon tanjug të ketë thënë Stojanoviq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka theksuar se derisa të ndodhë kjo, nuk sheh kuptimin e kthimit të sërishëm dhe punën në organet politike duke theksuar se serbët janë të pranishëm në vendet e veta të punës dhe se përpiqen të zbatojnë projektet që i kanë filluar si dhe projektet e reja, por nuk do të marrin pjesë në punën politike derisa të mos shohin gatishmërinë, siç ka thënë ai, që vërtet të fillohet me punën për krijimin e AKS-së.

“Nuk duam që të na ndodhë ajo që ka ndodhur me marrëveshjet dhe planet e mëhershme. Mos harroni se shumë nga dekretet e Planit Ahtisaari fare nuk janë zbatuar siç ishte planifikuar , ndërsa në implementimin tyre shumë të drejta janë bërë të pakuptimta dhe kanë humbur krejtësisht kuptimin dhe rëndësinë që duhet ta kenë”, ka konstatuar Stojanoviq.

“Ne, si elitë politike, që tani merr pjesë në zbatimin një marrëveshjeje të arritur në nivelin më të lartë, nuk do të lejojmë absolutisht që të na ndodhë diçka e tillë. Insistojmë që çdo shkronjë e arritur në Bruksel të respektohet. Nëse nga ne kërkojnë partnerin që të punohet më pak nga ajo që është arritur në Bruksel, trokitet në derë të gabuar, kjo derë nuk do të hapet dhe ne këtë nuk do ta pranojmë”, ka thënë në fund Stojanoviq.