Beograd, 13 prill – Situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është shumë serioze. Kështu i ka thënë ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ndihmësskretarit të përgjithshëm të OKB, Aleksandar Zuevit, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.
Stefanoviq po ashtu i ka kërkuar atij vazhdimin e pranisë së UNMIK-ut në Kosovë.
raportimit të medieve të Beogradit, Stefanoviq e Zuev kanë biseduar në lidhje me flet-arrestet për krime lufte, që i ka bërë Serbia përmes Interpolit për shtetasit e Kosovës, për strehimin në Kosovë të ikurve nga ligji, si dhe për problemin në rritje të vazhdueshme të trafikimit të narkotikëve.
Duke rikujtuar se Misioni i KB (UNMIK-u) në përputhje me Rezolutën 12 44 kujdeset për sundimin e ligjit dhe për sigurinë, Stefanoviq ka thënë se edhe më tutje kanë mbetur të pandriçuara vrasjet e pjesëtarit të xhandarmerisë Stevan Singjeliq dhe liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviqit. Sipas këtyre burimeve, Zuev ka kërkuar që fajtorët për këto vrasje duhet të gjenden sa më parë dhe të përballen me ligjin.
-
Kryepolici i Serbisë: Do t’i mbrojmë serbët e Kosovës, situata është e ndërlikuar
-
Serbia: Situata në Kosovë është e paqëndrueshme, po presim përgjigjen e KFOR-it
-
Ministri i Jashtëm i Serbisë thekson domosdonë e ekzistimit të UNMIK-ut në Kosovë
-
Stefanoviq: Serbia do të bëjë të pamundurën që të pengojë pranimin e Kosovës në Interpol
-
Serbia vazhdon lobimin kundër pranimit të Kosovës në Interpol