Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, e ka quajtur deklaratë të një burrështetasi atë që shefi i tij i partisë dha, duke thënë se është i gatshëm që të tërhiqet nga kandimi për kryetar Kuvendi nëse LVV e LAA votojnë për një tjetër kandidat të PAN-it për kryetar të Kuvendit dhe për Ramush Haradinajn kryeministër.
Lexo edhe: Vetëvendosje e përshëndet “tërheqjen” e Veselit, nuk e voton Haradinajn
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmes një postimi në profilin e tij në Facebook Stavileci ka porositur LVV-në e LAA-në.
”Mesazh i qartë prej një burrështetasi të vërtetë për bllokuesit dhe dhunuesit e shtetit. Hajde tash tregojeni veten!”, ka shkruar Stavileci në Facebook.