Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Stafi mjekësor në vend ka mungesë të materialeve mbrojtëse ndaj COVID-19

Janë në vijën e parë të rrezikut nga infektimi nga koronavirusi, por stafi mjekësor në Kosovë ka mungesë të materialeve mbrojtëse.

Pothuajse të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare nëpër komunat e vendit ballafaqohen me të njëjtin problem, raporton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Klinikën Infektive në QKUK kanë thënë se vetëm edhe për disa ditë kanë material mbrojtës.

Sindikata e punëtorëve shëndetësorë tregon se të rrezikuar pos tyre, po janë edhe mjekët e ekipeve mobile që po vizitojnë të prekurit me COVID-19, që janë vetizoluar në shtëpi.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, përgjegjëse për furnizim me materiale të nevojshme, e pranojnë se kanë pak rezerva, por thonë se situata është e menaxhueshme.

Përndryshe në Klinikën Infektive janë 32 pacientë të shtrirë të prekur me koronavirus, 25 prej tyre janë në gjendje stabile përderisa 7 pacientë janë duke u trajtuar me terapi oksigjeni.

Në Kosovë janë prekur mbi 80 persona me virusin COVID-19 e një person 82-vjeçar ka vdekur javën e kaluar.