Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Stafi i angazhuar në UP tash e tre muaj nuk janë paguar

Stafi i angazhuar në Universitetin e Prishtinës tash e tre muaj nuk ka marrë pagesë për orët mësimore që i ka mbajtur në këtë institucion.

Madje stafi që e mban këtë status në UP nuk ka nënshkruar as kontrata pune.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rektori Marjan Dema, tha për televizionin publik se kjo ka ndodhur për shkak të ndryshimit të rregullores për angazhime.

Qindra ligjërues në Universitetin e Prishtinës që kanë status të stafit të angazhuar, nuk kanë marrë pagë gati tre muaj.

Kjo kategori e mësimdhënësve të UP-së, edhe pse e kanë filluar punën që nga muaji tetor i këtij viti, nuk kanë nënshkruar as kontratë.

Disa nga ligjëruesit e UP-së që e mbajnë këtë status e që kanë dashur të mbesin anonim, janë shprehur të shqetësuar për trajtimin që po u bëhet nga universiteti.

Mirëpo për këtë, Marjan Dema ka thënë se “Problem ka qenë buxheti dhe ndryshimi i rregulloreve”.

Punonjësit me status të angazhuar në kuadër të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës janë të paraparë me nenin 171 dhe kanë të drejtë në mësimdhënie akademike, kërkime shkencore dhe krijimtari artistike.

Lidhja e kontratës së punës në mes të punëdhënësit dhe të punësuarit është e obliguar edhe me nenin 10 dhe 11 të Ligjit të Punës në Kosovë.