Ende pa u certifikuar rezultatet nga KQZ-ja dhe pa dhënë betimin si deputetë, Lista Serbe ka dërguar mesazhe të qarta për këdo që e bën Qeverinë se nuk do të lejojnë ndryshime kushtetuese dhe nuk do të lejojnë formimin e ushtrisë.
“Në periudhën e ardhshme përmes mandateve që do t’i marrim në Kuvendin e Kosovës do të parandalojmë ndryshimet kushtetuese, pastaj do të parandalojmë që të adresohen kufijtë e shtetit tonë dhe natyrisht që do të parandalojmë procesin e formimit të ushtrisë së Kosovës”, ka thënë për mediat serbe, Slavko Simiq, shef i deritashëm i deputetëve serb në Kuvend.
Edhe kreu i Mitrovicës së veriut Goran Rakiq, ka thënë se askush s’mund ta bëjë Qeverinë pa përfshirjen e “Listës Serbe”.
Por, megjithatë nga koalicioni PAN besojnë se brenda tre muajsh Qeveria e ardhshme do t’i përmbyllë temat e mëdha derisa analistët u bëjnë thirrje që partitë shqiptare të bëhen bashkë që të mos e lënë të fuqizohet Lista Serbe.
-
Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare
-
Lista Serbe s’e përkrah formimin e Qeverisë Kurti 3
-
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së për mosshpalljen e rezultateve përfundimtare
-
Rashiqi beson se Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë e vetme me komunitetet
-
Lista Serbe dorëzon ankesë në PZAP