Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sqarohen vëllezërit Rizaj – “Aliu e kishte prej mërzisë, kryeministrin e kemi vëlla”

Në Deçan është zbuluar sot shtatorja e Beg Rizajt. Kjo u bë në ditën e çlirimit të kësaj komune, që është vendlindja e Rizajt e edhe e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Një incident ndodhi teksa po zbulohej shtatorja.

Ishte vëllai i Beg Rizajt, Aliu, ai që nuk dëshironte të lejonte askënd për të zbuluar shtatoren e të vëllait, por dëshironte ta bënte ai vet.

Vëllai tjetër i Beg Rizajt, Hakiu, për KosovaPress deklaroi se Aliu ishte i mërzitur për të vëllanë dhe se nuk kanë asnjë problem me kryeministrin e vendit.

“Nuk ka pasur kurrfarë incidenti, ndoshta e ka pasur nga mërzia, ka qenë edhe Aliu në luftë mundet prej mërzie. Jo more, kryeministri është vëlla i joni, familja Haradinaj, Ramushi dhe Dauti janë vëllezër tonë”, tha ai.

Edhe Çfarë ndodhi në Deçan gjatë zbulimit të shtatores së Beg Rizajt Video Çfarë ndodhi në Deçan gjatë zbulimit të shtatores së Beg Rizajt

Edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se ishte një konflikt në mes vëllezërve Rizaj dhe që kryeministri ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Haradinaj: Incidenti në Deçan s’kishte të bënte me mua, unë e qetësova situatën