Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SPRTK akuzon drejtuesit e RTK-së për manipulim financiar

Sindikata e Pavarur e RTK-së , përmes një kumtese për media, ngre dyshime te bazuara për manipulime financiare nga Menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së, në kurriz të punëtorëve të mediumit publik, transmeton Koha.net.

Sipas projeksionit buxhetor të siguruar nga Sindikata, për periudhën Janar-Mars 2017, drejtuesit e RTK-së kanë marr nga Kuvendi 37.500 euro në emër të shpenzimeve për sigurime. Ndërsa punëtorët e RTK-së prej datës 1 janar 2017, kanë mbetur pa sigurim shëndetësor, thotë kumtesa .

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sindikata e Pavarur e RTK-së, përmes një emaili të brendshëm të datës 22 Shkurt 2017, ka kërkuar sqarim nga Menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së për këto mjete, por nuk ka marr përgjigje.

Duke qenë se kjo heshtje po vazhdon për 20 ditë, SPRTK kërkon publikisht sqarim për këtë çështje që atakon drejtpërdrejt shëndetin dhe mirëqenien e të punësuarve.

SPRTK konsideron se manipulimet financiare në emër të punëtorëve, ndryshimi i linjave buxhetore dhe mashtrimi me punëtorët, kanë konsekuenca penale.

SPRTK kërkon nga Prokuroria ta hetojë këtë rast që shkel të drejtat e njeriut dhe ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë shton kumtesa duke përfunduar se ditët në vijim Sindikata do të jetë e detyruar t’i ftojë punëtorët në protestë pasi që nuk është hera e parë që dëmtohet interesi i tyre.