Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Spitali i Pejës drejt limiteve, po mendohet për një hapësirë jashtëspitalore

Spitali i Pejës është ndër më të ngarkuarit në Kosovë bazuar në hapësirën dhe stafin që ka.

Mjeku Muhamet Haliti, ka thënë se spitali po shkon drejt limiteve dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm, atëherë për 3-4 ditë duhet të mendohet për një hapësirë jashtëspitalore.

Haliti, në një intervistë në Interaktiv, e ka quajtur mjaftë të rënduar gjendjen.

“Gjendja është mjaft e rëndë, kapacitët janë të stërmbushura. Deri në orën 22:00, numri i të shtruarve ka kaluar mbi 200 pacientë, 180 janë me osksigjeno-terapi, 55 janë në gjendje të rëndë”, ka thënë Haliti.

Ai ka thënë se sidomos 9 prej pacientëve janë në rrezik për jetën.

Haliti ka thënë se vazhdimisht po lirohen reparte të ndryshme për t’i shndërruar në reparte COVID, porse sipas tij, nëse vazhdon kështu, sipas tij, duhet të mendohet për një hapësirë jashtëspitalore.

“Ka ende vende të lira, po bëjmë përpjekje për të liruar repartet e ndryshme dhe për t’i shndëruar në reparte Covid. Shtretër kemi, por po shkojmë drejt limiteve. Nëse vazhdohet me këtë ritëm është vështiorë të përballohet kjo stituatë pa hapësira jashtëspitalore, është e domosdoshme. Mund të kemi hapësirë edhe për 3-4 ditë, por deri në fund të javës duhet të mendojmë për hapësira jashtë, që do të ishte vështirë e menaxhueshme për shkak të pajisjeve mjekësore, kuadrit që është i vogël, i lodhur e i strërngarkuar”, tha ai.

Edhe Rëndohet gjendja në Spitalin e Pejës, kërkohet shtim i personelit mjekësor Arbëri Rëndohet gjendja në Spitalin e Pejës, kërkohet shtim i personelit mjekësor

Haliti ka treguar se rreth 90 për qind e pacientëve janë të pavaksinuar, derisa 10-përqindëshi i shtrirë me një ose dy doza të vaksinës, ka pasqyrë të mirë klinike dhe askush nga ta nuk është në rrezik tash për tash. Edhe dy të vdekurit sot në këtë spital si pasojë e COVID-19, sipas tij ishin të pavaksinuar.

Ai tha se mosha që po dominon në spital është ajo mesatare 40 deri në 60 vjeç.