Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Basri Sejdiu, ka vizituar të premten Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.
Ai nga afër ka vizituar hapësirat e rinovuar për laborator me pajisje të reja, shërbimin e emergjencës pediatrike me pediatri. Ai shoqërohej nga deputeti Elmi Reçica, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, Ardian Ferizi, këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë dhe dr. Jeton Zeqiri, drejtor i Spitalit të Ferizajt.
Gjatë takimit, drejtori Zeqiri, ka njoftuar se ka qenë shumë i nevojshëm që Spitali ta ketë laboratorin e ri dhe hapësirat e rinovuara për emergjencën pediatrike dhe repartin e Pediatrisë.
Ai njoftoi se shumica e punëve janë kryer me donacione të donatorëve të ndryshëm, por një pjesë edhe nga buxheti i Spitalit.
Drejtori Sejdiu, i shoqëruar nga deputeti Reçica dhe kryetari Aliu, kanë vizituar hapësirat e rinovuara.
Ai ka shprehur përkrahjen e SHSKUK për Spitalin e Ferizajt, përfshirë edhe ndërtimin e objektit të ri të Spitalit, por edhe në pajisjen me aparaturë të re dhe punëtorë të ri, sipas kërkesës së spitalit.
-
Tre laboratorë privatë në Ferizaj të licencuar për teste serologjike, një në pritje të aparaturës PCR
-
Në Spitalin e Ferizajt 110 shtretër për rastet me COVID-19
-
Spitali i Ferizajt bart në QKUK shërbimet e Kirurgjisë, Gjinekologjisë dhe Pediatrisë
-
Ferizaj vitin tjetër pritet të bëhet me spital modern
-
Spitali i Ferizajt në pritje të objektit të ri, investon në të vjetrin