Specialistët e Stomatologjisë kanë konfirmuar se nesër do të vazhdojnë protestat para Ministrisë së Shëndetësisë.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se protesta do të nisë nesër nga ora 09:30, transmeton Koha.net.
“Grupi i Specialistëve të Stomatologjisë ju njofton se vazhdojmë me protesta nesër, më 2 maj 2019, nga ora 09:30 para Ministrisë së Shëndetësisë. Arsyeja e protestës është e njëjta: mos punësimi ynë në Institucionet Publike Shëndetësore, gjegjësisht në Qendrën Klinike Stomatologjike Universtiare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Poliklinikat Shëndetësore”, thuhet në komunikatë.
Artikuj të ngjashëm