I akuzuari për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, Stefan Spasojeviq, është dënuar me tre mijë euro gjobë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.
Vendimi u mor gjatë shpalljes së aktgjykimit, ku gjyqtari Lutfi Shala tha se dënimi prej gjashtë muajsh burgim i zëvendësohet me burgim me gjobë.
“Është fajtor për shkak se ka kryer veprën penale ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’, andaj gjykata në kuptim të dispozitave ligjore, materiale dhe procedurale të akuzuarin e gjykon me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh. Dënimi i shqiptuar me burgim me kohëzgjatje prej gjashtë muajsh, me pëlqim të të akuzuarit, i zëvendësohet me dënim me gjobë në lartësi prej tre mijë eurosh. Nëse ky dënim me gjobë nuk mund të realizohet sipas dispozitave në fuqi, i njëjti do të zëvendësohet me dënim burgimi”, ka thënë ai.
Stefan Spasojeviq pranon fajësinë për nxitje të përçarjes
Në shqyrtimin fillestar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit ndaj Stefan Spasojeviqit, Gjykata Themelore në Prishtinë...-
Serbi i akuzuar për nxitje të përçarjes dënohet me 3.000 euro gjobë
-
Cvetkoviq pranon fajësinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit
-
Popoviqi dëbohet nga Kosova për dy vjet
-
Stefan Spasojeviq pranon fajësinë për nxitje të përçarjes
-
Dëbim nga Kosova e nga 700 euro gjobë për serbët e arrestuar gjatë Vidovdanit