Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara, të cilat gjatë ditës do të krijojnë kushte për riga shiu e shkarkime rrufesh, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat pritet të sillen në mes të 16 e 33 gradë Celsius.
Për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë ditëve të fundit në vend, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka thirrur për kujdes nga qytetarët e që ata t’i shmangen rrezeve të diellit.
Artikuj të ngjashëm