Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot vazhdimi i seancës së Kuvendit, dje ikën deputetët

Tashmë e kthyer në rregull praktika e ndërprerjes së mbledhjeve të Kuvendit për mungesë numri të mjaftueshëm deputetësh për të marrë vendime, nuk u thye as dje.

Ajo do të vazhdojë sot në orën dhjetë.

Nëse do të presë fundin e kësaj seance numër i nevojshëm deputetësh për të marrë vendime, atëherë në të do të votohen një varg projektligjesh.

Në rend të ditës janë këto pikë:

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-148 për ndërmarrjet sociale,

Edhe Kuvendi mblidhet sot për të vazhduar nëntë seanca të papërfunduara Arbëri Kuvendi mblidhet sot për të vazhduar nëntë seanca të papërfunduara

6. Votimi i Projektligjit nr. 05/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,

7. Votimi i Projektligjit nr. 05/L-145 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,

8. Votimi i Projektligjit nr. 05/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,

9. Votimi i Projektligjit nr. 05/L-144 për Noterinë,

10. Votimi i Projektligjit nr. 05/L-140 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,

11. Votimi i Projektligjit nr. 05/L-136 për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,

Edhe Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutohen disa pika Arbëri Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutohen disa pika

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-130 për shërbime,

13. Votimi i Raportit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dhe Ligjin nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

14. Votimi i Projektligjit nr. 05/L-152 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, e përfaqësuar nga Ministria Federale e Financave,

15. Votimi i Projektligjit nr. 05/L-153 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë për Themelimin e Programit Kornizë për Bashkëpunim Financiar,

16. Votimi i Projektligjit nr. 05/L-154 për Ratifikimin e Protokollit Financiar midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës, dhe të Marrëveshjes për Hua për zbatimin e Protokollit Financiar ndërmjet Ministrisë së Financave së Republikës së Kosovës dhe NATIXIS,

17. Votimi i Projektligjit nr. 05/L-155 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë për FSDK – Linja e Dytë Kreditore për Fondin për Sigurimin e Depozitave të Kosovës ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

Edhe Kuvendi vazhdon sot seancën, diskutohet për sigurinë në vend Arbëri Kuvendi vazhdon sot seancën, diskutohet për sigurinë në vend

18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-150 për ndryshimin dhe plotësimin Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,

19. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.