Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot vazhdimi i seancës së Kuvendit

Seanca e djeshme e pambaruar e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot me fillim në orën 10: 00, transmeton Koha.net.

Në rend të ditës, sipas njoftimit nga Kuvendi, janë pikat që nuk përfunduan dje:

5. Votimi i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,

6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të auditimit i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016.

Dje, deputetët e Kuvendit nuk kanë arritur të miratojnë në lexim të parë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Edhe Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Arbëri 3 muaj më parë Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Projektligji nuk mori më shumë se 60 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ndërsa sipas rregullores për kalimin e buxhetit kërkohen 61 vota pro

Gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës janë këmbyer akuza e kundër akuza të mëdha e të rënda ndërmjet pozitës e opozitës, por edhe ndërmjet LDK-së e Vetëvendosjes.