Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot vazhdimi i dy seancave të Kuvendit dhe një e re

Sot deputetët do t’i kthehen sallës së Kuvendit, pasi është paraparë vazhdimi i dy seancave dhe mbajtja e një të reje.

Sipas rendit të ditës, të bërë publik nga Zyra për informim e Kuvendit, në orën 10:30 do të vazhdojnë seancat e papërfunduara.

Fillimisht do të niset me seancën e nisur më 11 qershor dhe të vazhduar më 23 qershor e 9 korrik, në të cilën do të hidhen për votim projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare – gjithsej pesë.

Më pas do të vazhdojë seanca e nisur më 13 korrik dhe e vazhduar më 14, ku do të hedhen për votim rezolutat e VV-së dhe PDK-së për menaxhimin e pandemisë.

Në seancë të re, ndër të tjera, do të diskutohet për gjendjen financiare në Telekom dhe për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.