Sot në Bruksel do të mbahet një takim mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq si dhe përfaqësues së lartë të BE-së Federica Mogherini.
Thaçi ka njoftuar se në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të diskutohen idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdohet dialogu në fazën e re dhe objektivat që synohet të arrihen në kuadër të procesit të normalizimit.
“Ky është vetëm takimi fillestar në këtë fazë të re të dialogut, që dëshmon përkushtimin tonë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, që është kriter kyç për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO”, ka deklaruar presidenti Thaçi.
Takimi, i ndërmjetësuar nga kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini, vjen pas takimeve joformale në Samitin e Dubrovnikut.
-
Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
-
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi më 5 qershor
-
Mblidhen ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë-Serbi
-
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor