Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot, Testit të Maturës Shtetërore i nënshtrohen 8 mijë kandidatë

Sot me fillim nga ora 10:00 në të gjitha qendrat e përcaktuara mbahet Testi i Maturës Shtetërore 2018- afati i gushtit.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë nxënësit gjatë mbajtjes së testit, në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, nga ora 12:00.

Provimin e kanë paraqitur 7896 kandidatë të cilët nuk ishin të suksesshëm në afatin e parë (Qershor 2018).

Afati i dytë mbahet në dy pjesë, sot (pjesa e parë) dhe më 1 shtator (pjesa e dytë).

Artikuj të ngjashëm