Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot shi dhe dëborë në Shqipëri, temperaturat zbresin në -4°C

Shqipëria do të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira te shpeshta gjatë paradites.

Më të theksuara vranësirat në zonat malore lindore duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të mbeten pothuajse në të njëjtat kushte atmosferike ku reshjet e shiut dhe dëborës mbeten në zonat lindore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4°C deri në 14 °C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim deri në 2 ballë.