Në shenjë nderimi dhe respekti për të rënët dhe të gjithë ata që përjetuan masakrën në burgun e Dubravës më 1999, sot nga ora 12:00, në hapësirën e burgut të Dubravës mbahet tubim përkujtimor për shënimin e 20 vjetorit të kësaj masakre.
Tubimi mbahet nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në bashkërendim me Këshillin Organizativ të formuar nga ana e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione: Mexhide Mjaku-Topalli, kryesuese, Nait Hasani, Rasim Selmanaj, Duda Balje, Ukë Thaqi, Bislim Zogaj, Nijazi Kryeziu dhe Jahja Lluka, anëtarë.
Artikuj të ngjashëm
-
VV: Edhe sot mungon vëmendja institucionale për masakrën në burgun e Dubravës
-
Kuvendi të martën mban seancë të veçantë në kujtim të Masakrës në burgun e Dubravës
-
27-vjetori i Masakrës së Dubravës, Kurti: Krim kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve
-
Mbahet tubimi përkujtimor për masakrën e Dubravës
-
26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës