Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot, një euro këmbehet me 126 lekë

Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fundjavë monedha vendase lek ka forcuar pozitat përballë valutave kryesore euro dhe dollar.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet të shtunën me 126.36 lekë ose 0.12 lekë më pak se një ditë më parë ndërsa dollari ka humbur 0.79 lekë në këmbim me lekun që kuotohet sot në vlerën e 107.30 lekëve.

Me luhatje të këmbimit me lekun praqiten edhe valutat e tjera. Kështu pozitat i ka lëkundur me humbje edhe paundi britanik, i cili këmbehet 1.29 lekë me pak se ditën e premte ndryshe nga franga zvicerane që ka fituar 0.37 lekë në këmbim me lekun.

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Edhe Leku forcohet në raport me dollarin dhe humb terren ndaj valutave tjera Arbëri Leku forcohet në raport me dollarin dhe humb terren ndaj valutave tjera

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.

Image