Çështjet e BE-së, ekonomia dhe politika në kuadër të agjendës së BE-së, zbatimi i MSA-së dhe marrëdhëniet BE-Kosovë në përgjithësi do të jenë në qendër të programit pesë-ditor interaktiv Shkolla Verore e BE-së.
Ngjarja është organizuar bashkërisht nga projekti “Young Cell Scheme” i financuar nga BE-ja dhe “European Young Cells Alumni” (EYKA) me mbështetjen akademike dhe logjistike të Universitetit të Prishtinës në periudhën nga 3 deri më 7 korrik 2017.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj shkolle do të jenë Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së. Mimoza Ahmetaj, ministre në detyrë e Integrimit Evropian, dhe Marjan Dema, rektor i Universitetit të Prishtinës.
Artikuj të ngjashëm
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
BE-ja kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës
-
Edhe zgjerimi temë e samitit të BE-së
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë
-
Costa: BE-ja s’mund t’ia kryejë detyrat e shtëpisë Kosovës