Për festat e funditit, dyqani i bamirësisë ‘Teshavesha’, program në kuadër të fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’, me mbështetjen e partnerit besnik Albi Group organizon ‘Javën e Dizajnerëve’ me kreatorët: Agnesa Vuthaj, besë, Enkelejda Shatri, Krenare Rugova, Teuta Matoshi Duriqi dhe Yllka Brada, e cila fillon sot, më 13 dhjetor në Albi Mall.
Për herën e katërt radhazi, dizajnerët kosovarë mblidhen për të dhënë kontributin e tyre për përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në vend përmes dhurimit të kreacioneve të tyre për ‘Javën e Dizajnerëve’. Pas ekspozimit të kreacioneve të dizajnerëve në hapësirat e Albi Mall, këto donacione do të janë në shitje me çmime shumë herë më të lira për klientët e interesuar.
Fondet nga shitjet e kreacioneve do të financojnë furnizimin e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Pediatrisë me medikamente, do të ndihmojnë hapjen dhe zhvillimin e ‘Klasave për Nëna’, si dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e transportit neonatal në vend.
Teshavesha është ndërmarrje shoqërore e themeluar nga fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ që nga qershori i 2016-ës, ku tashmë operon me dy dyqane në qytetin e Prishtinës, falë partnerëve dhe klientëve besnikë.
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është fondacion humanitar që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë.
-
Albi Group i dhuron dyqanit ‘Teshavesha’ rroba me vlerë 10,000 euro
-
Teshavesha, pjesë e Javës së Ndërmarrësisë Sociale në Kosovë
-
Hapet në Ferizaj pika e tretë e dyqanit bamirës “Teshavesha”
-
“Tesha Vesha”, krah i fortë për nënat dhe fëmijët në nevojë
-
Dyqani i bamirësisë “Teshavesha” tani me pikë në qendër të kryeqytetit