Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, sot janë vaksinuar kundër COVID-19 dy persona të moshës mbi 100-vjeçare.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar këtë, ndërsa ka shtuar se gatishmëria e tyre për t’u vaksinuar kundër COVID-19 është shembull për të tjerët.
“Sa motivuese për të tjerët, dy të moshuar të moshës mbi 100 vjeçare u vaksinuan në Skenderaj, me vaksinën anti-covid. Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, po vazhdon vaksinimi, ku sot është bërë vaksinimi i dy personave mbi moshën 100 vjeçare me vaksinën Astra-Zeneca. Mos hezitimi i tyre për t’u vaksinuar me vaksinën anti-Covid, është shembull për të tjerët, në mënyrë që në momentin kur të vijë radha e tyre për t’u vaksinuar të kryejnë këtë proces pa pasur dilema. Mantelbardhët e QKMF-së janë duke bërë përpjekje maksimale që me kohë të japin informatat dhe shërbimet e nevojshme për pacientët e komunës sonë”, ka shkruar Jashari.
-
Skenderaj ankohet për mungesë të stafit për vaksinim edhe të dielave
-
QKMF-ja në Prizren furnizohet me mbi 1,600 vaksina anti-COVID
-
Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë vaksinuar 2.600 të moshuar kundër COVID-19
-
Deri tash kundër COVID-19 janë vaksinuar mbi 16 mijë qytetarë
-
Fillon vaksinimi i të moshuarve në shtëpitë e kujdesit, punëtorët socialë e pacientët në dializë