Tiranë, 13 prill -Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët me vranësira në zonat malore dhe në pjesën veriore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të izoluara në zonat malore dhe në veri gjatë natës. Baza e reve do të jetë e ulët 900 metër. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-10 m/sek. Deti do të jetë i forcës 4 me lartësi dallge 1.8 metër. Shikimi 10-20km.
Temperaturat parashikohen:
Vendet malore 12/23 C
Vendet e ulëta 13/24 C
Vendet bregdetare 15/24 C.