Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot në Shqipëri vazhdojnë temperaturat e ulëta

Gjatë ditës së sotme moti në Shqipëri parashikohet me vranësira të dendura, përkohësisht me intervale me diell në perëndim.

Për shkak të temperaturave të ulëta reshjet kryesisht do të jenë në formën e dëborës në të gjithë vendin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, në qytetet bregdetare në orët e mesditës reshjet kthehen në formën e shiut dhe llohës së dëborës.

Reshjet e borës do të jenë të herëpashershme me intensitet të dobët deri mesatar. Era me drejtim verilindje-juglindje 1-12m/sek.

Temperaturat në vlerat minimale në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat malore temperaturat nuk dalin nga vlerat negative.

Temperaturat parashikohen:

Edhe Moti sot me diell e vranësira të dendura, në disa vende parashihet shi e rrufe Arbëri 1 muaj më parë Moti sot me diell e vranësira të dendura, në disa vende parashihet shi e rrufe

Vendet malore -9°/-2°C

Vendet e ulëta -2°/5°C

Vendet bregdetare 0°/6°C .