Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot, në Shqipëri, temperatura deri 38 gradë dhe rrebeshe shiu

Moti për ditën e sotme në Shqipëri paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, kushte të cilat do të vijojnë deri në orët e pasdites.

Sipas Meteoalb, vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu do të paraqiten në zonat veriore në ekstremin jugperëndimor.

Ndërsa në mbrëmje kthjellimet shtohen në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në orët e para të ditës, por një rritje graduale sjellin orët e mesditës, me maksimumin që do të arrijë në 38 gradë celsius në Lezhë dhe në Gjirokastër.