Moti në Shqipëri mbetet me kthjellime deri pas mesdite, ku vranësirat lokale zhvillohen në veri dhe në zonat lindore.
Ndërsa, pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar priten në zonat kufitare lindore me shtrirje nga Peshkopia në Librazhd.
Sipas Meteoalb, era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det vijon dallgëzimi 1-2 ballë.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjell një rritje të lehtë në vlerat termike në zonat Perëndimore.
Artikuj të ngjashëm