Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot në Shqipëri pa reshje shiu

Moti sot në Shqipëri do të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta gjatë paradites, më të theksuara vranësirat në zonat jugore – juglindore.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të bien lehtë në mëngjes, por mesdita ruan vlera konstante.

Ajo do të luhatet nga 2°C mëngjesi në zonat malore deri në 20 °C mesdita në bregdet.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë