Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot, në Shqipëri, kryesisht vranësira

Orët e para të ditës sot mbeten me vranësira dhe shira të izoluar, më të dukshme në zonat veriore dhe ekstremin jugor.

Duke filluar nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i kushteve atmosferike pothuajse në të gjithë Shqipërinë.

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por me vranësira të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që mëngjesi të ulet deri -1 °C dhe mesdita të arrije deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi verilindor dhe për pasojë në det krijohet dallgëzim 2 ballë.